A është vërtet zhgënjyese kur dikush thjesht refuzon të pranojë gabimet e tij? Nga të qenit super të sigurt për veten e tyre deri tek mospranimi i gabimeve, njerëz të tillë zakonisht kanë një qëndrim shumë egoist. Dhe kështu, është më mirë të mos përfshiheni kurrë në një debat me ta, nëse doni të shmangni dramën. Sipas yjeve ja cilat shenja të horoskopit nuk i pranojnë kurrë gabimet e tyre:

Virgjëresha-Personat që i përkasin shenjës së Virgjëreshës nuk do të lejojnë askënd t’u thotë se e kanë gabim, kryesisht sepse kanë kaluar vite duke u përpjekur të përsosin veten duke punuar shumë.

Luani-Njerëzit e lindur nën këtë shenjë ndonjëherë janë mjaft egoistë. Ata krenohen shumë me veten dhe bëhen shumë mbrojtës kur dikush i sfidon. Ata e urrejnë të gabojnë, gjë që do të thotë gjithashtu se urrejnë të kërkojnë falje

Akrepi-Ata kurrë nuk besojnë se mund të gabojnë. Ata janë individë me mendim të fortë, dhe janë shumë të pasionuar për atë që bëjnë. Ata refuzojnë të marrin mendime nga të tjerët dhe mund të bëhet mjaft irrituese të debatosh me personat e kësaj shenje.

Dashi-Dashët njihen si një nga shenjat më kokëfortë të Zodiakut. Atyre u pëlqen vetëm kur të tjerët bien dakord me ta dhe nëse dikush guxon t’i sfidojë, Dashi do të ndërpresë menjëherë kontaktin me ta.

Ujori-Personat e shenjës së Ujorit nuk u pëlqen t’ju kërkojnë falje të tjerëve, sepse e konsiderojnë veten si personin e vërtetë, suprem që s’mund të bëjë ndonjë gabim.