Sezoni i Akrepit sapo ka filluar dhe kjo është arsyeja pse fillimi i kësaj jave mund të ndihet pak konfuz. Akrepi është një shenjë uji që ka të bëjë me sigurinë emocionale dhe privatësinë. Pasioni dhe misteri që e ndjek këtë shenjë mund të shfaqet ndryshe për çdo person. Sidoqoftë, pavarësisht të gjithave, shenjat e ujit do të kenë javën më të mire sipas parashikimeve astrologjike.
Gaforrja-Po i afroheni asaj që mund të jetë koha më e këndshme e gjithë vitit. Dielli sapo hyri në shtëpinë tuaj të të argëtimit dhe kënaqësisë, duke prekur dëshirën tuaj për të hequr dorë nga çdo gjë që mund t’ju pengojë të kaloni një kohë të mirë.
Akrepi-Në jetë, nuk mund të kontrolloni gjithmonë se si ndiheni, por mund të mësoni të reagoni ndaj ndjenjave tuaja në një mënyrë më të pjekur. Këtë javë, mund të zbuloni se jeni duke përqafuar pjesën më të mençur dhe më të durueshme të personalitetit tuaj. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve ju mund të zbuloni të gjitha gjërat që dëshironi të përmirësoni, dhe duke parë përparimin tuaj vetëm do t’ju kënaqë dhe do t’ju inkurajojë të vazhdoni të punoni shumë.
Peshqit-Spontaniteti po thërret emrin tuaj dhe këtë javë dhe ju mund të ndjeni dëshirën për t’u çliruar nga rregullat tuaja dhe për t’i bërë gjërat ndryshe. Këto ditë do t’ju inkurajojë të hapni horizontin tuaj dhe të përfitoni nga mundësitë për të eksploruar botën.