Legjenda e Real Madrid, Guti, ka thënë se ai do të pranonte të drejtonte Barcelona-n. Koeman mund të mbetet pa punë shumë shpejt dhe një humbje ndaj Atletico Madrid mbrëmjen e sotme mund të vendosë fatin e holandezit.
A do ta drejtoja Barcelona-n? Pse jo, ka thënë Guti.
Jam në dispozicion. Dua t’i tregoj botës se kam atë që duhet për të qenë trajner, ka shtuar ish-mesfushori gjatë një takimi të zhvilluar me ambasadorët e La Liga-s këtë të premte.
Në të njëjtin takim ka qenë edhe Samuel Eto’o, i cili ka theksuar rëndësinë që ka ndeshja kundër Atletico-s për katalanasit.
Gjëja më e rëndësishme tani për Barcelona-n është ndeshja, ka thënë Eto’o. Të mos i vrasim para se të luhet, ata janë akoma gjallë.