Boksieri Florian Marku rikthehet si kampion në Tiranë, pasi na bëri krenar pak ditë më parë duke mposhtur në kategorinë IBF, ukrainiasin, Maxim Prodan.

Boksieri shqiptare ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, teksa shihet duke udhëtuar me duke Ferrari në rrugët e Tiranës, dhe në sfond dëgjohet muzika e Noizy-t, Jena Mbretër.

Boksieri Florian Marku u shpall kampion bote në IBF, në kategorinë Welterweight. Marku mposhti në Londër të pathyeshmin Maxim Prodan, që ishte edhe mbajtësi i titullit.