Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë me dije se do të rimbursohet TVSH-ja dhe akciza e naftës për sektorin e transportit publik, por me kushtin që ata të bien dakord për vendosjen e GPS. Në një takim me përfaqësuesit e transportit publik, Veliaj bëri me dije se nuk do të ketë heqje TVSH-se apo akcize, pasi mund të lindin hapësira për abuzim. Ai bëri me dije se rimbursimi po diskutohet, por do të ndërmerren veprime konkrete vetëm në rast se i gjithë sektori i transportit publik pranon të vendosë GPS.
“Kam diskutuar me kryeministrin dhe do marrim vendime për kërkesat, Po konsiderojmë heqjen e TVSH për të gjithë sektorin tuaj. Po përgatitemi për buxhetin për heqjen TVSH, por do të rimbursojmë TVSH jo heqje, do bëjmë rimbursim akcize, jo heqje, pasi lë vend për abuzime. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk bashkëpunojmë për GPS, nëse ka operatorë që thonë nuk e vendos, si ta dimë ne sa km ka bërë. vetëm me këtë e bëjmë, nëse pranoni transparencë ne do të vazhdojmë me TVSH dhe akcizën. Dua dakordësi për këtë që të avancoj me heqjen TVSH dhe akcizës”, tha Veliaj.