Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjithashtu MSh ka njoftuar se 33 pacientë janë shëruar, ndërsa në gjithë vendin aktualisht 464 raste aktive.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës. Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.