Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen, në konferencën për mediat pas samitit të mbajtur në Slloveni mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ka folur për krizën energjitike që pritet të përfshijë Europën këtë dimër.
Në fjalën e saj, von der Leyen, tha se po bëhen përgatitje dhe shumë shpejt do të ketë një deklaratë dhe një plan lidhur me krizën dhe të gjendjet një zgjidhje sa më të mirë.
“Sa i përket rritjes së çmimeve të energjisë, do të bëhen përgatitje serioze, në mënyrë që të japim disa orientime. Dhe do të kemi edhe mbështetjen e Komisionit Evropian lidhur me këtë. Do të publikojmë një deklaratë lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të kemi të gjithë një informacion të përbashkët.
Do ishte mirë të gjenim një qasje të përbashkët lidhur me këtë. Do të kemi një deklaratë në ditët në vijim lidhur me këtë çështje, do të shohim edhe veprimin tonë në plan afatgjatë“, u shpreh Presidentja e KE.