Kryeministri Edi Rama tha se qeveria mori vendimin për një plan të posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike, i cili do bëhet publik nesër.

“Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën furnizimin e energjisë elektrike. vendimi është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse e çmimit në energjisë në tregjet ndërkombëtare. I jep qeverisa mundësin që të ndërhyjë qoftë me instrument financiarë, qoftë me instrument të natyrës administrative. sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër”, tha Rama.