Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan se kultivimi i hashashit ka pësuar rënie drastike dhe kjo ka sjellë rritje katastrofike të çmimit në tregun e zi ndërkombëtar. Kreu i qeverisë tha se në një raport flitet për rënie drastike të kultivimit të hashashit edhe në Shqipëri.

Ajo që pashë në raportin e fundit është që ka një rritje katastrofike të çmimit për shkak se s’ka prodhim, ka rënë prodhimi. Në një nga raportet e fundit, në anën tjetër të detit. Është rritur shumë çmimi sepse ka rënë prodhimi.

Flasim për pjesën që lidhet me Shqipërinë. E kam parë me një nga raportet sepse llogarit që ka kaq kohë që nuk ka më kapje nga policia italiane për shkak se ka rënien drastike të kultivimit. Ky është lajm shumë i mirë sa më takon mua, sa të takon ty, nuk është lajm i mirë sepse do lajmet e këqija.

Flasim për shitblerjen që ndodh në tregun ndërkombëtar. S’flasim për Shqipërinë se këtu nuk ka indeks. Është një raport që flet për rënien drastike të kultivimit në Shqipëri. Natyrisht kjo do të thotë që në tregun e zi ndërkombëtar çmimi ka shkuar në stratosferë”, tha Rama.