Një mesazh sensibilizues për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë të dashur nga COVID është dhënë nga aktori i njohur Reshat Arbana mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mesazhin e tij e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama. Aktori thekson se shëndeti është një aspiratë e përbashkët njerëzore e përparësisë më të lartë dhe kjo qëndron në thelb të ekzistencës së një shoqërie moderne. Pikërisht me këtë të drejtë njerëore e ka nisur mesazhin e tij aktori, duke nënvizuar se ne duhet ta mbrojmë. E rëndësishme siç nënvizon Arbana është që të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të zemrës nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm.

“Të mendojmë më shumë mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e ti mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në mesazhin e Arbanës.