Kryenegociatori Zef Mazi thotë se BE po tregohet e ngadaltë me procezin e zgjerimit, duke dëmtuar besueshmërinë e saj.
Në një intervistë për MCN, Mazi lë të kuptohet se as samiti i dhjetorit nuk do të mundësojë një datë për tryezën ndërqeveritare të Shqipërisë me Unionin dhe se duhet punuar për të identifikuar vendet që janë skeptike për ndarjen e Tiranës me Shkupin.