Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Sipas Kullurit Partia Demokratike nuk ka të ardhme me Bashën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se Mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të nxjerrë partinë nga kriza më e rëndë në 31 vjet të ekzistencës së saj.
‘Ne Kuvendin e fundit te PD nuk moren pjese me shume se 1700 delegate nga 5300 te tille!
Berisha duke mos qene kryetar i PD po mbledh mbi 2500 firma delegatesh ende pa mbaruar procesi!
Mungesa e delegateve ne Kuvendin e fundit ka qene bojkot ndaj Bashes dhe jo mbeshtetje per Berishen qe ende nuk kishte dale ne qendrimet e sotme!
Luzim Basha nuk eshte kryetar legjitim qe pas 13 qershorit! Pra te ardhme me Bashen nuk ka!
Se c’do prodhoje Kuvendi i thirrur nga delegatet do shihet por nje gje eshte e sigurt: eshte nje mundesi per ta nxjerre Partine Demokratike nga kriza me e rende ne 31 vjet te eksiztences se saj!
Ndaj, firmosni dhe merrni pjese per te ardhmen e PD dhe tuajen! Shqiperia nuk humb nga demokracia por humb vetem nga mungesa e opozites se kryetarit pa anetare’, shkruan Kulluri.