Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi në Dropull asamblenë e parë të PS-së, pasi mori detyrën si drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës.
Kumbaro shoqërohej nga kryetari i Bashkisë, Dhimitër Toli dhe kreu i PS-së në, Kosta Garo.
“Dropullitët pa dilema mbështetën fort Partinë Socialiste më 25 prill, sepse besuan dhe i provuan reformat dhe punët e kryera në dy mandatet e para, por sidomos sepse nuk ka më dyshim që çka vlen janë shërbimet për njerëzit, investimet e kryera për të gjithë komunitetin pa dallim partiak, dhe jo pazaret me individë pa program, pa ide, pa skuadër dhe sidomos pa të ardhme zhvilluese për Dropullin”, u shpreh Kumbaro.
Dropulli që duam do të jetë destinacion i ri agro-turistik dhe në Dropullin që duam do të forcojmë urën vëllazërore të bashkëpunimit ekonomik e turistik me fqinjin tonë jugor e aleatin e kahershëm, përfundoi drejtuesja politike e PS-së për qarkun.