lda Bejlerin jemi mësuar që ta shohim në rolin e moderatores së sportit. Megjithatë këtë sezon, ajo nuk ka zgjedhur këtë fushë pasi është bërë pjesë e “ABC News” ku moderon një spektakël baleti.
“T’ka mami yll” titullohet emisioni që e riktheu Ildën në ekran dhe këtë s’mund ta bënte askush tjetër më mirë sesa Ilda. Kjo sepse programi ka lidhje me baletin, siç tregon ajo në një intervistë për Ermal Peçin. Duke qenë pranë fëmijëve dhe mamave, e siguri jeni kuriozë të dini nëse Ilda ka në plan së shpejti ndonjë fëmijë.
Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta”- u përgjigj ajo.
Ndërkohë e pyetur nëse ka një ndarje definitive nga sporti, apo do të kemi një rikthim të saj në këtë format televiziv, ajo u përgjigj: “Nëse një projekt i bukur pastaj kthehet me sportin, pse jo unë do jem sërish pjesë. Midis sportit dhe baletit shoh shumë ngjashmëri se edhe aty konkurrenca është shumë e madhe. Nëse futem në sport futem për një gjë tërësisht profesionale dhe rikthehem ashtu siç kam qenë dikur”- tha Ilda.