Nga 11 tetori, Britania e Madhe do të njohë certifikatat e vaksinimit të lëshuara në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith, në një reagim.

“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga këtu. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen”, shprehet ai.

Komisioni Evropian njohu në 15 shtator si të vlefshme dhe ekuivalente me certifikatat e vaksinimit të BE-së, certifikatat e lëshuara nga Shqipëria.