Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për media para fillimit të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, ka dhënë një deklaratë për media, ku ka folur për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Mediat serbe bëjnë me dije se Kurti ka konfirmuar se në Slloveni do të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku të pranishëm do të jenë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
“Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërim”, ka thënë Kurti. Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri i Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me raportet me Serbinë ku ka theksuar se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë.