Sipas dentistit dhe përfaqësuesit të Shoqatës Amerikane të Dentarëve, Julius N. Manz, larja e dhëmbëve pas mëngjesit mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre. Kjo është veçanërisht më e dëmshme nëse përfshini në mëngjes lëng portokalli dhe ushqime të tjera acidike.

Ushqimet acidike zbusin smaltin e dhëmbëve dhe larja menjëherë më pas mund të shkaktojë dëmtim të tyre. Dentisti i famshëm sugjeron që të ketë kaluar të paktën një orë nga konsumi i vaktit për t’i larë dhëmbët.