Kun Aguero më në fund arriti të veshë fanellën e Barcelonës, duke kurorëzuar ëndrrën e tij për të luajtur me Messin. Megjithatë, Leo i tha lamtumirë Katalonjës që të fluturonte drejt Parisit dhe “të martohej” me projektin e PSG-së. Ata u ndanë pa luajtur as edhe një minutë së bashku në skuadrën Blaugrana.
Megjithatë, për ish-sulmuesin e Manchester City nuk ka vend për keqardhje: “Lamtumira e Leos ishte tronditëse, ai përjetoi diçka të tmerrshme. Kur e dëgjova se do të ikte nuk e besoja, por nuk më vjen keq. Fundja, cili lojtar nuk do të donte të ishte te Barcelona? – shprehet Aguero në një intervistë me “El Pais”.
– Sigurisht, unë erdha me perspektivën për të luajtur me Leon dhe për të krijuar një ekip të mirë. Kjo ishte ajo që klubi po përpiqej të bënte, por më pas gjërat ndryshuan”.