Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal bëri me dije se parlamentit do t’i paraqitet një projekt ligj për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme aktuale përfundon me datë 15 nëntor. Sipas kufizimeve të vendosura, qytetarët duhet të përdorin një kartë shëndetësore COVID-19 për të hyrë në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera.

Attal gjatë një konference me gazetarët tha se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmonte autoritet të merreshin me krizën shëndetësore. “Ekziston një rrezik ringjalljes së epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 117.000 vde kje. Deri më tani, të paktën 50 milionë persona kanë marrë një dozë të vaksinës anti-COVID, përkatësisht rreth 75.5% e popullsisë së vendit.