David Alaba është rikthyer i lënduar në Real Madrid nga detyra me kombëtaren e Austrisë dhe si pasojë është në dyshim për ndeshjet e ardhshme kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Barcelonës në La Liga. Alaba i bëri dy paraqitje për vendin e tij në kualifikime për Kupën e Botës kundër Ishujve Faroe dhe Danimarkës. Alaba, i cili iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë në verë pasi i mbaroi marrëveshja me Bayern Munich, besohet se e ka lënduar gjurin.
Dhe duke e parë edhe lëndimin e Eder Militaos, trajneri Carlo Ancelotti do të përballet me telashe për ndeshjet e ardhshme të martën kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve. Përveç tyre, edhe mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal është i lënduar. Në mungesë të tyre, Ancelotti do të luante me Nacho Fernandezin dhe Jesus Vallejon në qendër të mbrojtjes.