Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë një moment të veçantë në “Facebook”, ndërsa ka publikuar foto të trinjakëve Amal, Alfio dhe Amea, të lindur shëndoshë e mirë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Manastirliu njofton se familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus. Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë thekson se më shumë se 100 000 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes që nga janari i vitit 2019.
Statusi: Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal Alfio Amea
Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus
Më shumë se të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë.