Loredana vazhdon ta bëjë lëmsh rrjetin edhe pas ndarjes nga Mozzik. Kudo po përflitet se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë, për shkak të një postimi që ka bërë në Instagram. Loredana ka publikuar foton e një atleteje bebi, krahas së cilës ka shkruar “2”, duke nxitur kështu dyshimet.
Kujtojmë se pak kohë më parë ajo konfirmoi ndarjen nga Mozzik. Reperja tha se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, dyshja janë parë shpesh bashkë edhe pas ndarjes.