Pas dështimit elektoral të LSI dhe PD në të gjithë vendin, ku e para nuk gjen derën ndërsa e dyta sdi kush mban celësat, këto parti kanë lënë dhe simpatizantët e tyre pa kauza. Aq sa në mungesë të mbështetjes në elektorat po tentojnë pa sukses të faktorizohen në kurriz të fermerëve. Qasjet refraktare dhe prapanike të tyre ndaj cdo shqetësimi që kanë shqiptarët e mori përgjigjen në Prill të këtij viti por duket se disa anëtarë si Ervin Resuli në Fier, nuk duan ta pranojnë nevojën për të qenë i vërtetë me votuesit.

Një thirrje për të ngritur fermerët kundër interesave të tyre në facebook nuk ka marr mbështetjen e dëshiruar por ama ka shërbyer edhe një herë për të faktuar paaftësinë e opozitës së sotme për ti ardhur me të vërtetë në ndihmë njerëzve dhe jo ti shfrytëzoj në hallin e rradhës që ka partia, por hall që nuk e ka Shqipëria. Foto më poshtë tregon dhe aspiratat politike të këtyre personazheve që flasin në përgjithësi kur kanë vetëm hallin e tyre dhe të partisë së tyre.