Sergio Aguero ka refuzuar dy herë Juventus-in.

Këtë e kanë zbuluar mediat spanjolle dhe, më saktësisht, Sport. E përditshmja ka shpjeguar se gjatë verës klubi i Torinos ka qenë shumë i interesuar për argjentinasin, i transferuar më pas nga City te Barcelona.

Nga sa mësohet, Juventus duket se i ka paraqitur lojtarit dhe përfaqësuesve të tij dy oferta, duke marrë dy herë një “jo” nga Kun.

Në momentin e mbylljes së aventurës me Manchester City, dëshira e Aguero-s ka qenë gjithmonë ajo që të veshë fanellën e Barcelona-s për të luajtur në krah të shokut të tij Lionel Messi. Gjë që, siç dihet, nuk ka ndodhur për shkak të lamtumirës së Pleshtit pak javë më vonë pas zbarkimit të Kun në Camp Nou.

Aguero e kishte marrë vendimin për t’u transferuar te katalanasit dhe të refuzonte çdo ofertë të mundshme nga klube të tjerë.