Nderkohe qe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, përmes një postimi ka komentuar situatën në PD ku shkruan: Nëse ngatërrohen babë e bir, po katundi çfarë faji ka?, ka reaguar dhe dhenderri i Berishes, Jamarber Malltezi i cili ka marre ne mbrojtje vjehrrin duke sulmuar Bashen dhe duke e quajtur ate aga.

Malltezi ka replikuar në postimin e Çollakut, duke shkruar se: Unë të di më të mençur dhe më dinjitoz, por nëse don të vij unë pas kësaj kinse alegorie:

Fshati kërkon të dëgjohet dhe të vendosë, fshati e jo agai se (1) i dha votën të heqë Ramën e Ballukun jo ti votojë ato dhe të heqë Agron Shehaj, Berishën, Flamur Nokën e Oerd Bylykbashin; (2) fshati i dha mbështetje e para pafund por agai po injoron fshatin & forumet; (3) agai po shkel në mënyrë të përsëritur statutin dhe rregullat e lojës se po merr njerëz pa qenë fare anëtarë të fshatit e i cakton në Kryesi ndërkohë që sipas statutit nuk lejohet as të bëhen kryetar seksioni nëse nuk kanë të paktën 6 muaj anëtarësi. Fshati don të flasë e po zien, agai thotë nuk pyes për fshatin se mendon pazarin e rradhës.

Perjashtimi i Berishes e ka çuar situaten brenda PD ne zgrip, teksa mjafton nje postim ne rrjetin social, dhe asnje nga palet nuk e mbajne me nervat.