Poshtë Kryeministrisë, për Edi Ramën ishte ndërtuar një panair arti me fëmijë nga shkolla të ndryshme të vendit.

Kreu i qeverise zbriti nga zyra dhe një nga një pa krijimet e nxënësve, duke shijuar dhe përformancat e tyre.

Të sjellë nga gjithë rrethet për të, fëmijët me modestinë e tyre kishin bërë edhe dhurata për të; një vajzë i dhuroi një portret, ndërsa një tjetër një tufë me lule. Portretin e mori, por lulet jo.

?Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Një panair modest arti, organizuar nga shkollat artistike në vend, ndërkohë që në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe Unicef, Ministrja e Shtetit për Rininë e Fëmijët, po koordinon me ministritë e institucionet publike, punën për Programin Kombëtar të Arteve dhe Zejeve, që do të jetë duke nisur prej vitit të ardhshëm një hapësirë e re, gjithëpërfshirëse për nxënësit e të gjitha moshave në Republikën e Shqipërisë, të cilët do të kenë festivalet, ekspozitat, konkurset dhe çmimet e tyre, në nivel vendor e kombëtar, shkruan Rama.