Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë i është drejtuar deputëtëve të opozitës që mbështesin “novax” ose siç njihet ndryshe hezitimi nga vaksinimi, duke trembur qytetarët për të shkuar në spitale.
“Në procesin e vaksinimit roli i individit, roli personal në raport me shëndetin publik ka shumë rëndësi. Ju mbështetin “novax” hezitimin nga vaksinimi duke trembur qytetarët. Disa kolëgë me deklaratat e tyre kanë trembur qytetarët për të shkuar në spitale. Është fatkeqësi dhe nuk duhet të bëhet politikë me vdekjen”, tha Manastirliu.
Në fjalën e saj Manastirliu bëri apel për më shumë sensibilizim të të gjitha palëve në përpjekjen e përbashkët për të vaksinuar qytetarët.