Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e saj të kolegjit Kei Komuro, duke humbur kështu statusin e saj mbretëror.
Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një njeri “të zakonshëm”, megjithëse anëtarët meshkuj nuk e bëjnë këtë.
Ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe hodhi poshtë një pagesë që u ofrohej femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja.
Ajo është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja. Princesha Mako dhe bashkeshorti i saj janë lidhur në vitin 2017 edhe pse njiheshin prej shume vitesh.
Pas martesës çifti pritet të shpërngulet në SHBA, ku Komuro punon si avokat. Lëvizja ka sjellë krahasime të pashmangshme me mbretërit britanikë Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin “Harry dhe Meghan i Japonisë”.
Ashtu si zonja Markle, Komuro është vënë nën një vëzhgim intensiv që kur u njoftua për marrëdhënien e tij me zonjën Mako.
Çifti pritet të mbajë sot një konferencë shtypi, ku do të bëjë një deklaratë të shkurtër hapëse dhe do të japin përgjigje me shkrim për pesë pyetjet e përzgjedhura që janë dorëzuar paraprakisht.