Agjencia Evropiane e Barnave, EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna kundër koronavirusit mund t’iu jepet qytetarëve + 18 vjeç . Kjo dozë e tretë duhet të merret pas 6 muajve pasi ta kenë marrë dozën e dytë.

Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në Bashkimin Evropian, pas asaj të Pfizer.

“Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës [Moderna] – e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë – çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”, tha EMA.

Në fillim të këtij muaji, EMA miratoi dozën përforcuese edhe të vaksinës Pfizer/BioNTech. EMA rekomandoi që doza e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna t’iu jepet njerëzve me sistem të dobësuar imunitar.

Ajo i la vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin vetë nëse popullsia e gjerë duhet të marrë dozën përforcuese ose jo.