Rrjeti kombëtar i furnizimit ka ndaluar punën pasi ka mbaruar karburanti në dy stacionet kryesore të energjisë elektrike duke lënë Libanin pa drita.
Rrjeti libanez i energjisë ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që ai të funksionojë deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë, tha për Reuters një zyrtar qendror në Bejrut.
Kjo ka bërë që vendi të zhytet në errësirë të plotë. Gjithçka nisi të Premten kur u mbyll centrali në Deir Ammar. Kurse të shtunën u mbyll edhe termocentrale Zahrani. Arsyeja: Nuk kishte më asnjë pikë naftë për të prodhuar energji. Ky vend e prodhon energjinë me naftën që nxjerr ose importon, por kriza ka pllakosur.
Gjashtë milionë banorë janë nën terr dhe vetëm 5 mijë shtëpi po marrin energji nga prodhimi i 200 megavat. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një problem në Liban që prej fundit të luftës së viteve, për çka vendi i vogël mbështetet në importet e karburanteve.
Shumë libanezë mbështeten në gjeneratorë privatë që punojnë me naftë, pasi telashet me dritat i kanë të vazhdueshme ashtu si ne shqiptarët që vuajtëm frikshëm nga viti 1991 e deri të paktën më 2008. Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant të importuar janë shuar. Monedha libaneze ka rënë me 90% që nga viti 2019.