Një fluks i madh qytetarësh, mbi 100, prej dy ditësh i drejtohet spitalit të Krujës me shqetësime të ndryshme, kryesisht, diarre, të vjella , dhimbje barku si edhe temperaturë. Të sëmurët janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit të cilët prej më shumë se 24 orësh kërkojnë mjekim. Duhet theksuar se qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit i cili në Krujë konsumohet masivisht.
Sipas mjekëve kemi të bejmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar. Nga ana e personelit të shëndetit publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat vonojnë afro dy ditë. Shëndeti Publik tha për Report Tv se janë ne pritje të analizave të cilat do hedhin dritë mbi shkakun e kësaj situate që ka marrë përmasa të mëdha. Qytetarët të cilët janë paraqitur me të vjella, kanë treguar se kanë konsumuar ujin e rrjetit, çka mund të jetë shkaktar për helmimin.“Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s’kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca
Kam unë dhe goca shqetësime, kemi konsumuar ujin e rrjetit
Kam të vjella, ushqim si përherë, ujë kam konsumuar, ujë të rrjetit, dje në darkë më janë shfaqur shqetësimet, kam edhe nipin që ka shfaqur shqetësime”, shprehen disa nga qytetarët për mikrofonin e Report Tv.