Mikela ka zgjedhur në takim Julin duke thënë se i ka qëndruar afër kur ka dalë nga studio. Në takim, Juli shkoi me një lule të vogël dhe biseda shkoi menjëherë tek eksperiencat e Julit, i cili rrëfeu se ka pasur shumë të tilla, por lidhje ka pasur vetëm një që ka zgjatur 6 muaj.
Mikela: Më ke dhënë përshtypjen se je i virgjër me këto rrobat dhe pamjen fëminore.
Juli: Pse duhet të kesh mjekër patjetër të jesh burrë?
Mikela: Jo nuk është tek leshi por pamja fëminore.
Juli: Lidhja më e gjatë ka qenë 6 muaj. Është e vështirë të dua dhe të më duan. Kam vuajtur nga ankthi nga e kaluara ime, por e kam kaluar tani.