Hoteli ku qëndron Leo Messi me familjen e tij është një shënjestër për hajdutët. Një kat mbi suitën ku jeton sulmuesi i PSG janë futur disa persona, të cilët kanë marrë sende me vlerë në dhomën e një këshilltareje financiare. Gjerdani i arit, vathët dhe 2000 paund cash janë marrë nga hajdutët. Ata ishin të maskuar dhe janë kapur nga kamerat. Një burim i tha “The Sun” se policia u kishte thënë se dy burra ishin parë me një çantë në tarracë, por nuk i kishin identifikuar dot.

Mes të tjerash policia ka zbuluar se ajo nuk ishte vjedhja e vetme, pasi ishin bërë edhe tre të tjera. I njëjri burim tregon se një marokeni në dhomën tjetër i kishin marrë orën. Në hotel nuk e besuan fillimisht se kishte ndodhur diçka e tillë, por më pas me mbërritjen e policisë u konfirmua gjithçka. Burime policore thonë se kanë të bëjnë me një bandë me përvojë në fushën e vjedhjeve. Gjithashtu edhe për hotelin ka akuza për shkelje të masave të sigurisë, kur dihet që në të qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe që pauajnë mijëra euro për një natë në këtë hotel. Hetimet për të zbardhur ngjarjen kanë nisur.