Lufta brenda Partisë Demokratike duket se do të bëhet edhe më e egër në ditët në vijim. Së fundmi Sali Berisha ka hedhur në sulm emigranten Evi Kokalari, e cila ka ardhur nga SHBA dhe flet në tiranë si e dërguara e Donald Trump dhe republikanëve amerikanë.

Përveç Bashës, ajo ka sulmuar ashpër edhe Grida Dumën. I pyetur për akuzat e Kokalarit, Ervin Salianji ka thënë se nuk e njihte atë. Kjo ka bërë që Kokalari t’i përgjigjet duke i përmendur Grida Dumën. Kokalari thotë se nëse Salianji do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte. “O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan ajo.