Paloma është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP” e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Po ashtu, ajo nuk ngurron që të flasë dhe për jetën e saj personale.

Së fundmi, konkurrentja ka rrëfyer një moment të frikshëm që ka përjetuar me të bijën.

Gazetarja tha se para disa vitesh, e kishte pushtuar frika nga ideja se vajza e saj mund të ishte rrëmbyer.

“Një ditë shkova të marr vajzën nga kopshti dhe edukatorja më thotë që ajo ishte marrë nga i ati. Ndërkohë që Andrei ishte në punë”,- tha Paloma, e cila ka shtuar se ai moment për të ishte mjaft i tmerrshëm.

Më tej, ajo tregoi se kjo situatë kaq e vështirë ishte shkaktuar si pasojë e një keqkuptimi, por megjithatë për të ishte eksperienca më e frikshme gjatë prindërimit.

“Desh më ranë të fikët, edhe sot kur e kujtoj bëhem keq”,- tha Paloma.

Kujtojmë se më herët gazetarja rrëfeu në shtëpinë e “BBV” se bashkëshortit të saj i është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin, që fatmirësisht, siç tregoi ajo, tani e kanë kaluar.

“Vendosa ta ndaj me publikun pasi po kaloj periudhën me të bukur të jetës time. Një nga fitoret e mia më të mëdha ishte që ndryshova Andrein dhe i dhash mundësinë vajzës time të rritej me një baba”, tha ajo e emocionuar.