Kthimi i Allegrit te Juventusi nuk po funksionon siç pritej dhe për këtë arsye, do të bëhen disa nënshkrime për të përmirësuar skuadrën në mes të sezonit, por për të bërë këtë do duhet të punohet edhe me shitjet.
Dy nga ata që janë zgjedhur për tu larguar janë Adrien Rabiot dhe Weston McKennie.
Për francezin dhe amerikanin ka interes nga Premier League, skuadra si Everton dhe Arsenal janë gati t’i ofrojnë “strehim”. Këto operacione mund të realizohen duke u transferuar fillimisht në huazim me një mundësi blerjeje në fund të sezonit.
Në rastin e McKennie, është një bast për të ardhmen dhe mund të ketë një datë kthimi, ndërsa për Rabiot largimi do të jetë përfundimtar. /