Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur sigurinë se kancelari i ri gjerman do të zgjidhet më shpejt se në zgjedhjet e kaluara.
“Bashkëpunimi ynë i suksesshëm do të vazhdojë derisa të zëvendësohem nga kancelari i ri gjerman. Dhe kjo patjetër do të ndodhë më shpejt se herën e kaluar”- tha Merkel. Pas zgjedhjeve federale të vitit 2017, u deshën më shumë se pesë muaj për të formuar një qeveri të re. Merkel duket se vlerëson se Social Demokrati (SPD) Olaf Soltz do të jetë pasardhësi i saj.
I pyetur se çfarë mendoni për vërejtjet e politikanit socialdemokrat për Fondin Evropian të Rimëkëmbjes, ajo tha: “Vetë Soltz do të jetë në gjendje të komentojë për çështjen sapo të përfundojë marrëveshja e koalicionit mbi qeverinë e re.” Ndërkohë ditën e djeshme kanë filluar edhe bisedimet per 3 partive në Gjermani për të formuar koalicionin qeverisës.