Në Valias, Kamëz po merr formë lagja e re me 270 apartamente, rrjetin infrastrukturor, kopshtin dhe shkollën me standardet e një vendi të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rindërtimit. Puna në kantieret e rindërtimit po vijon me ritme të larta ndërsa viti 2022 pritet të përmbyll plotësisht këtë program kombëtar, duke futur në banesat e rindërtuara të gjitha familjet që humbën strehën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Laçi, Shijaku, Kavaja, Manza, Vora, Valiasi dhe Spitalla janë vetëm disa nga zonat që do të pësojnë transformim rrënjësor në vitin 2022.