Këtë fundjavë do të rikthehen kampionatet pas një ndërprerje një javore për shkak të kombëtareve, por ky rikthim vjen me lajme të mira për tifozët e futbollit italian.
Qeveria italiane prej të enjtes ka vendosur që kapaciteti në stadium të rritet me 25%. Pra nga 50 që ishte aktualisht ka shkuar në 75%. Sigurisht që në stadiume do vijojnë të futem vetëm tifozët e vaksinuar.
E thënë ndryshe, “Allianz Stadium” të dielën do të presë nga 21 mijë që lejohej 31.500 tifozë. Ndërkohë, “Olimpiko” i Romës do të kalojë nga 30 mijë në 45.000 (60.000 kapaciteti i plotë), ndërsa “San Siro” për Milanin dhe Interin nga 35.000 (unaza e tretë që dërgon në 80 mijë kapacitetin do të mbetet e mbyllur) në 52.500 tifozë.