Pikat e vaksinimit nëpër universitete do të qëndrojnë edhe këtë javë. Për të rritur mbulesën vaksinale në vend si dhe vaksinimin e studentëve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që grupet e vaksinatorëve të vijojnë të qëndrojnë në të gjithë fakultetet në vend.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi me detyrimin vaksinimin e studentëve. Në javën e parë të vitit akademik shumë fakultete lejuan edhe studentë të vaksinuar.
Por Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar zbatimin e vendimit nga dekanët dhe rektorët në vend. Të shtunën në Shqipëri janë kryer 5526 vaksinime.
Deri tani në vend janë kryer mbi 1 milionë e 874 mijë doza vaksinë. Prej tyre 876 mijë persona janë kanë marrë të dyja dozat.