Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi tha se negociata për Shqipërinë po zhvillohen me metodologjinë e re që nëse nuk ka progres do të cilësohet regres dhe kjo mund të nis negociatat për një çështje nga fillimi. Megjithatë Mazi tha se Shqipëria është e përgatitur teknikisht dhe politikisht që kjo të mos ndodhë dhe BE të jap një datë deri në fund të vitit për konferencën ndërqeveritare.
“Është ndjekur realizmi i planit kombëtarë të integrimit. Për 2020 Shqipëria realizon 89 % të planit, për 2021 procesi është në ndjekje nga afër. Negociata do të bëhen me metodologjinë e re që do të jetë më rigoroz dhe në kohë që nuk do të ketë progres do të quhet automatikisht regres. Në këtë rast negociatat nisin nga fillimi, por ne jemi të përgatitur teknikisht dhe politikisht që kjo të mos ndodhë. Shpresoj se BE të gjet forcën e duhur tani dhe fundi i vitit të mos na gjejë duar bosh”, tha Mazi.