Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se qytetarët e vendeve tjera që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID, nga 8 nëntori do t’ju lejohet hyrja apo vizita në Shtetet e Bashkuara.
Kjo nënkupton shfuqizimin e shumicës së masave kufizuese, që kanë qenë në fuqi si rezultat i pandemisë së coronavirusit – dhe që preknin pasagjerët e vendeve tjera, transmeton Telegrafi.
Kufizimet ishin vënë nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e mbetën në fuqi edhe nga administrata e presidentit aktual Joe Biden.
Megjithatë, për të hyrë në SHBA akoma do të nevojitet testi negativ i COVID-19. Ky rregull vlenë edhe për shtetasit amerikanë që vijnë nga vendet e tjera.
E aviokompanitë amerikane që janë goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit, kanë përshëndetur vendimin e Shtëpisë së Bardhë