Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Austrisë për çeljen e negociatave.

Takimi u zhvillua gjatë qëndrimit në Athinë, në kuadrin e Konferencës Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy parlamenteve si edhe kontributin e diplomacisë parlamentare në nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm.

Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Sobotka shprehën vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Austrisë për të thelluar bashkëpunimin në nxitjen e kontributit parlamentar për konsolidimin e institucioneve demokratike, nxitjen e pjesëmarrjes politike të rinisë, modernizimin e shërbimeve parlamentare dhe aspekte të tjera.

Nikolla e falenderoi Presidentin Sobotka për kontributin dhe mbështetjen e Austrisë për procesin e çeljes së negociatave.

Sobotka shprehu angazhimin se Qeveria dhe Parlamenti i Austrisë, si edhe ai personalisht, do të vazhdojnë të mbështesin rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si edhe mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri brenda vitit 2021