Ish-presidenti Bujar Nishani, i rreshtuar në krah të Sali Berishës në nismën kundër Lulzim Bashës është shprehur se tani është e qartë si kristali se armiqtë më të betuar politik të PD, janë bërë avokatë të kryedemokratit Lulzim Basha.
“Shumë interesante por e qartë si kristali. Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.
Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike. Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.
Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik. Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani.