Ish-presidenti Bujar Nishani komentoi deklaratat e Lulzim Bashës, i cili tha se në qeverisjen e PD ka pasur “llum”. Nishani iu drejtua Bashës, duke i thënë se duhet t’i vijë turp që shumë demokratëve të ndershëm iu ka thënë dhe i ka quajtur “llum”. Sipas tij vetë kryedemokrati Basha ka pasur karrierë të pamerituar falë disa njerëzve të PD-së. “Shkarkimi i Nokës demonstron krizë. Basha në tetë vjet nuk ka kuptuar as se çfarë është partia politike. Basha cilëson si “llum” ata që janë kritikët e tij. Lulzim Basha nuk e kupton Partinë Demokratike, që ka histori, identitet, ka sakrifica dhe kontekste të shumta. Është një situatë joserioze në PD. PD është aktualisht në situatë të rëndë. PD ka nevojë për rikonstruktim të plotë, tek kauzat kryesore të saj.

Tezat që ka nxjerrë Berisha tek “Foltorja” janë shumë të rëndësishme për t’u vënë në jetë në PD, primarja kthen respektin për votën. Sot PD ka nevojë që të kthehet në parti moderne. Dua t’i them Bashës që turp të kesh që e cilëson qeverisjen e PD llum, ai duhet të thotë se çfarë aferash ka bërë Partia Demokratike që bën të tilla cilësime. Turp që thua fjalën “llum” për njerëz që kanë dhënë kontribut në PD, e Basha ka pasur karrietë të pamerituar, falë punës të disa njerëzve punëtorë në PD”, u shpreh Nishani për “Syri.tv”