Portokalli është agrumja më e preferuar e miliona njerëzve në botë. Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe athtësisë, portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera. Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 7 përfitime të menjëhershme.
Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë-Portokalli përmban shumë vitaminë C ose përafërsisht 116 përqind të vlerës së rekomanduar ditore.
Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës.
Portokalli përmban shumë betakaroten, që në organizëm kthehet në vitaminë A e cila na ndihmon të jemi ‘syshqiponjë’ edhe në errësirë.
Mungesa e vitaminës A është shkaktari numër një i problemeve me sytë.
Më pak rrezik nga ishemia-Këto agrume përmbajnë flavanonë që ulin rrezikun e ishemisë.
Përpos faktorëve të tjerë, femrat që konsumojnë shumë portokalle kanë 19% më pak gjasa të preken nga ishemia.
Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale.
Portokalli dhe oreksi-Portokalli është një burim shumë i mirë fibre. Një kokërr e vetme përmban 12 përqind të dozës së rekomanduar ditore.
Fibra rregullon lëvizjen e zorrëve, ul kolesterolin, mban nën kontroll sheqernat në gjak, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Fibra ngadalëson tretjen ndaj ju do të ndiheni më të ngopur dhe për shumë gjatë.
Portokalli kundër radikaleve të lira-Fibra dietike që gjendet tek portokalli ul rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat, ndërsa i gjithë fruti është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme tumorale të mushkërisë, stomakut, gojës, laringut dhe ezofagut.
Lëkurë më e shëndetshme-Një portokall në ditë e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme.
Portokalli përmban vitaminë C që e ndihmon organizmin të sintetizojë kolagjenin, një proteinë e dobishme për një lëkurë të shëndetshme.
Portokallët përmbajnë edhe beta karoten që transformohet në vitaminë A që ndihmon në rritjen e qelizave të lëkurës.
Marrja e vitaminës C çdo ditë ka shumë përfitime në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse ruan shëndetin e enëve të gjakut.
Trup i shëndetshëm-Vitamina C tek portokallet është e rëndësishme për rritjen dhe rikuperimin e indeve. Vitamina C shëron plagët dhe ruan shëndetin e kockave.
Ajo është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit që nevojitet në çdo qelizë të trupit.
Studimet kanë zbuluar se konsumi i të paktën 400 mg vitaminë C në ditë përmirëson funksionet e muskujve dhe largon dhimbjet.