Ne të gjithë kemi një pikë të dobët, të cilën e mbajmë të fshehur nga të tjerët. Ashtu siç përpiqemi të fshehim ndjenjat tona, ashtu përpiqemi të mos lejojmë që ndonjë nga dobësitë tona të vihen në dukje.

Dashi – Frika. Ju dukeni të patrembur, por frika juaj më e madhe është se të tjerët nuk do ta kuptojnë se keni frikë.

Demi – Trishtimi. Fshihni me shumë kujdes trishtimin dhe pikëllimin. Buzëqeshni në mënyrë që të mos dukeni se ndiheni të trishtuar duke i lënë të tjerët të kuptojnë se jeni të ndjeshëm.

Binjakët – Refuzimi. Nuk doni që dikush ta dijë se jeni lënduar, kështu që dilni, pini dhe argëtoheni gjithë natën në mënyrë që të mos tregoni dhimbjen që keni përbrenda.

Gaforrja – Natyra e ndjeshme. Nuk doni që të tjerët të kuptojnë se keni frikë dhe ndiheni të pasigurt. Gaforret dinë të fshehin natyrën e tyre të ndjeshme.

Luani – Pasiguri. Ajo nga e cila druheni është pasiguria. A mundet që mbretërit dhe mbretëreshat e Zodiakut të tregojnë këtë dobësi? Duan të tregojnë se janë më të mirët nga të gjithë.

Virgjëresha – Ekspozimi. Nuk ka asnjë mënyrë që të lejojë që ndjenjat e saj të shfaqen, nëse nuk është e sigurt për to. Jo, ajo preferon të jetë vetëm.

Peshorja – Lëndimi. Nuk dëshiron që kjo të ndodhë në asnjë rrethanë por nëse ndodh është shumë e vështirë që t’ju tregojë se është zhgënjyer ose lënduar.

Akrepi – Xhelozia. Njihet si shenjë xheloze, por nuk e pranon kurrë këtë. Pretendon se është i interesuar për diçka por në fakt është i zemëruar dhe xheloz, sepse nuk ka qenë zgjedhja e parë ose sepse nuk ndihet i pasigurt në lidhjen e tyre.

Shigjetari – Zemërimi. Nuk dëshiron që dikush të zbulojë se është i zemëruar dhe acaruar. Kjo është ajo që Shigjetari dëshiron që të shmangë.

Bricjapi – Dyshimi. Ka gjithmonë sukses pasi kanë gjithmonë një plan organizimi. Megjithatë, pas tyre fshihet dyshimi. Por këtë thjesht nuk duan ta tregojnë.

Ujori – Rëndësia. Ai shikon, flet, duket si i përfshirë por nuk është plotësisht aty. Ujori nuk dëshiron të dijë kur është vërtet i interesuar dhe kur nuk është i interesuar për diçka. Kjo është dobësia që ai dëshiron ta mbajë të fshehur.

Peshqit – E keqja. E kemi parasysh këtë shenjë si të ndjeshëm dhe të sjellshëm. Sidoqoftë, ata mund të bëhen të egër dhe të këqinj, por thjesht duan ta fshehin aq mirë sa askush nuk do ta kuptojë.