Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të deputeti Flamur Noka i cili akuzoi kryedemokratin se duke u shprehur se ai e ka quajtur anëtarësinë llum. Burime zyrtare për Report Tv mësojnë se Partia Demokratike ka mohuar që Lulzim Basha ka etiketuar anëtarësinë me fjalën ‘llum’ dhe se kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e demokratëve kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit.
‘Përpjekje të dëshpëruara dhe fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.’- thanw burime nga selia blu.