Operatori i Sistemit të Transmetimit, në përmbushje të detyrimeve rregullatore, ka marrë certifikimin ISO 27001:2013 për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS), duke treguar kështu angazhim serioz për zbatimin e standardeve më të larta për sigurinë e informacionit, të cilat janë një domosdoshmëri në tregun e energjisë elektrike.

Ky certifikim për Sistemin tonë të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS) është rezultat i fokusit dhe investimit të bërë nga OST gjatë viteve të fundit në këtë drejtim, i cili i jep përparësi mbrojtjes së të dhënave të klientit përmes kontrolleve të zbatuara duke përfshirë zhvillimin e produktit sipas sigurisë, kriptimin e të dhënave, menaxhimin e cenueshmërisë, vazhdimësinë e biznesit, planet e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë dhe më shumë.

Tanimë, OST si operator i infrastrukturës kritike, garanton zbatimin e praktikave më të mira në fushën e sigurisë, në përputhje me ISO 27001:2013 të njohur ndërkombëtarisht, duke na bërë të barabartë me të gjithë operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Evropë.