Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë vendin. Pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 12°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 20°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 11°C.